Mbahet takimi rajonal i licensimit të klubeve

Publikuar më 09 Декември, 2022 në Lajme


Me iniciativë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, më 09.12.2022, në hotel Hilton në Shkup është mbajtur takimi koordinues për licencimin e klubeve, ku përveç përfaqësuesve vendorë, kanë marrë pjesë edhe përgjegjësit për licencimin e klubeve nga Federatat e Futbollit të Serbisë, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Temë e takimit ishte hartimi i rregullores së re të licencimit, si dhe proceset e reja dixhitale lidhur me licencimin. Po përgatitet një platformë e re dixhitale për procesin e licencimit, e cila planifikohet të prezantohet gjatë vitit të ardhshëm.

Në periudhën nga 2 deri më 3 shkurt 2023, FFM do të presë një Workshop të UEFA-s për Licencimin e klubeve në të cilin do të marrin pjesë një e treta e shoqatave anëtare të UEFA-s.




   
   
Reprezentacioni A